Megjithëse SPAK prej 17 janarit kërkonte me insistim arrestimin e tij, Ramazan Rraja duket se e sfidonte ligjin duke marrë pjesë në një darkë në dalje të fushë Krujës pranë urës së Gjolës. Por, jo vetëm miqtë e tij ishin në dijeni të kësaj darke por edhe policia e cila organizoi operacionin dhe vuri në pranga Ramazan Rrajën sit ë dyshuar për organizimin e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj nëntorin e vitit 2019.