Top Channel/ Arrestohet për korrupsion zv.presidentja e parlamentit europian Eva Kaili
09/12/2022 23:29

Midis personave të arrestuar mes dyshimeve për korrupsion në Parlamentin Evropian është edhe eurodeputetja greke e Pasok-ut dhe zv/presidente e PE, Eva Kaili. Ajo po hetohej si e dyshuar për një çështje të madhe korrupsioni lidhur me Botërorin e Katarit 2022 dhe siç theksojnë mediat belge e vetmja mënyrë për të arrestuar një eurodeputet që mbrohet nga imuniteti i tij është të arrestohet në flagrancë. Sipas të njëjtave burime zyrtarët e Katarit ishin përpjekur të korruptonin një eurodeputet socialist italian, i cili ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në 2019. Hetuesit belgë "dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik ose një pozicion të rëndësishëm strategjik" brenda këtij organi. Kontrollet e policisë belge janë kryer në 16 shtëpi dhe janë konfiskuar edhe 600000 euro. Më pas zyra e prokurorit publik të Belgjikës njoftoi se katër persona, duke përfshirë një ish-deputet, ishin arrestuar si pjesë e një hetimi nga një gjykatës financiar. Tre të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri dhe Francesco Giorgi bashkëshorti italian i eurodeputetes Kaili. Me njëherë pas kësaj kreu i Pasok-ut Nikos Androulakis, njëkohësisht edhe ai eurodeputet ka reaguar menjëherë dhe e ka përjashtuar atë nga radhët e partisës socialiste të Greqisë. Eva Kaili 44 vjeç, një nga 14 nënkryetaret e Parlamentit Evropian, ka qënë për disa vite prezantuese e lajmeve dhe gazetare, më pas anëtare e Pasok-ut dhe eurodeputete që nga viti 2014. Disa ditë më parë, ndërkohë që protestohej në gjithë Europën për punëtorët e vrarë në ndërtimin e stadiumeve të Katarit, Kaili kishte deklaruar se ky shtet ishte "pararojë në të drejtat e punës",duke shkaktuar reagime të mëdha. Pamjet: AFP

Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20
Top Channel/ BE ndalon abuzimet me AI, ndalohen aplikacionet që krijojnë imazhe intime të rreme
27/03 12:19
Top Channel/ Avancojnë bisedimet në Lindjen e Mesme, SHBA shtyn afatin, Izraeli godet Teheranin
27/03 12:04
Top Channel/ G7 takim në Paris për tensionet në Lindjen e Mesme, Hormuzi dhe roli i Rusisë në krizë
27/03 12:04
Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22
Top News – Irani, 1 milionë ushtarë gati për luftë / SHBA ‘po rrethon’ vendin me 10 mijë trupa
27/03 11:22
Top News – Rusia dhe Ukraina ‘çajnë’ përpara / Thonë se kanë pushtuar fshatra në vijën e frontit
27/03 11:19
Top News – Trump do të marrë Nord Stream-in / Lavrov: Do të dominojë tregjet globale të energjisë
27/03 11:18
Top News – Trump i jep më shumë kohë Iranit / Shtyn për në prill sulmin ndaj termocentraleve
27/03 11:13
Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01