Kajmaku, para se të bëhej kryebashkiak i Vorës, merrej me biznesin e fidanëve, farërave dhe plehrave, me firmën e tij që quhej “Kajmaku shpk”. Tashmë ai do të gjykohet nga prokuroria italiane. Por Kajmaku ka një historik të gjatë të përballjes me drejtësinë shqiptare. Gjykata e Tiranës, në nëntor të vitit 2019, caktoi në mungesë, masën e arrestit me burg për Kajmakun, për veprat penale të falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve, falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij.