Është arrestuar në Dubai Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK. Ai u prangos me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë sipas urdhrit ndërkombëtar të lëshuar nga policia shqiptare. Elson Reçi, është nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper nga një tarracë pallati në janar të vitit 2020 dhe dyshohet se organizoi vrasjen e Preng Gjinit si hakmarrje për xhaxhain e tij. Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Në dosjen e zbardhur nga SPAK thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Elson Reçi.