Autori i dyshuar i vrasjes që ndodhi të shtunën pranë Babicës në Vlorë u vu në pranga mbrëmë në zonën e bllokut në Tiranë. Bledar Selmanaj, 39 vjeç nga Vlora u vu në pranga për atentatin ndaj Xhuljano Bullarit, i cili u gjet i vrarë me tre plumba në kokë në një makinë në rrugën Babicë Vlorë.