Me kërkesë të SPAK gjykata antikorrupsion vendosi arrest në mungesë për Fran Tucin , ish-kryetar i bashkisë së Fushë Arrësit. Pa një mandat të tretë që i rrëshqiti nga duart në zgjedhjet e 14 majit, Tuci përfundoi menjëherë në prangat e policisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës , mbas një hetimi të nisur si fillim në prokurorinë e Pukës që mbas gjetjeve shpalli mos kompetencën dhe delegoi hetimet pranë prokurorisë së posaçme.