Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg për Rei Nozlli, 26 vjecarin e arrestuar që dhunoi sekretarin e qëndrës së numërimit në KZAZ 30, një incident I krijuar mbas kontestimit të një vote preferenciale të PS në zonën e Yrshekut. Masa ndaj të riut u aprovua sipas kërkesës së prokurorisë që e akuzon për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje që në këtë rast është dhunë ndaj sekretarit të KZAZ Remzi Memedi.