Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar të premten në Romë të Italisë. Arrestimi i ish-kryeprokurorit erdhi pas një urdhëri që Interpol Tirana kishte lëshuar për të, pas dënimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg. Ish prokurorit të përgjithshëm veç vendimit të fajësisë i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vitet e ardhshme, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament.