Një 23-vjeçar me iniciale G. T., banues në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit është arrestuar pasi iu gjet lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa. I riu pasi ka parë policinë e ka hedhur në tokë lëndën narkotike për të shpëtuar, por më pas është arrestuar në flagrancë.