Top Channel/ Arrestohet 22-vjeçari që eliminoi aleatin e Trump, Presidenti: Dënim me vd*kje
12/09/2025 19:55

Autoritetet amerikane arrestuan autorin e vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, dy ditë pas ngjarjes që tronditi vendin. Lajmi u bë i ditur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sipas të cilit, ishte babai i autorit që ndihmoi për dorëzimin e tij. Ndërsa falënderoi autoritetet për kapjen e vrasësit, Presidenti Trump shprehu hapur dëshirën për dënimin e tij me vdekje. “Kirk ishte një nga njerëzit më të mirë, nuk e meritonte këtë. Shpresoj që t'i japin dënimin me vdekje autorit. Babai i tij, një besimtar i devotshëm, e bindi të birin të dorëzohej. I dyshuari është në paraburgim tani”. Autori është identifikuar si Tyler Robinson, 22-vjeç nga Utah. Sipas autoriteteve në një nga plumbat që ai nuk kishte përdorur ende, kishte shkruar: “Bella Ciao”. Presidentit Trump ndërkohë ka sqaruar se para arrestimit të tij, babai shkoi më parë te një marshall amerikan, që po ashtu ndihmoi në procesin e kapjes së autorit. Charlie Kirk, një nga aktivistët konservatorë të profilit të lartë dhe figurë e besuar e presidentit Donald Trump, u qëllua për vdekje me armë zjarri, në moshën 31-vjeçare, në një kolegj në Utah. Kirk ishte i njohur për debatet e tij në kampuse universitare në mbarë vendin, ku shpesh u vinte përballë studentëve tema të nxehta si identiteti transgjinor, ndryshimet klimatike, besimi dhe vlerat familjare. Në vitin 2012, vetëm 18 vjeç, ai bashkëthemeloi organizatën studentore Turning Point USA (TPUSA), e cila synonte të përhapte idealet konservatore në universitetet amerikane, të perceptuara kryesisht si liberale. Kjo organizatë ka degë në më shumë se 850 kolegje dhe universitete, si dhe luajti një rol vendimtar në mobilizimin e votuesve për Trump dhe republikanët në zgjedhjet e fundit, si një faktor kyç në regjistrimin e dhjetëra mijëra votuesve të rinj dhe në kthimin e Arizonës në favor të Presidentit. Kirk mori pjesë në inaugurimin e Trump në Ëashington në janar dhe ishte një vizitor i rregullt i Shtëpisë së Bardhë gjatë të dy mandateve presidenciale.

Top News – Trump i jep më shumë kohë Iranit / Shtyn për në prill sulmin ndaj termocentraleve
27/03 11:13
Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24