Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Zejmen-Tale. Në vendin e quajtur “Ura e Prekanit” 19 vjeçari G. N., duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me automjetin e drejtuar nga 53-vjeçari F. Ll. dhe pasagjer 79-vjeçari N.Ll. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri 79-vjeçar banues në Mirditë. Në spitalin e Traumës në Tiranë ndodhet shoferi 53-vjeçar, për ndihmë më të specializuar mjeksore. I riu, shoferi 19-vjeçar banues në Kurbin është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.