Shkodër – Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë sepse po qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me vete. Forcat blu bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e tjerë, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov, automjeti tip “Benz” dhe tre telefona celularë.