Top Channel/ Arrestohen tre ish-kryetarë bashkie për tragjedinë me 59 viktima
20/03/2025 23:16

Pak orë pas varrimit të 59 të rinjve që humbën jetën ën diskotekën e palicencuar që u dogj në Koçan të Maqedonisë së Veriut, u arrestuan tre ish-kryetarë të kësaj bashkie. I pari u prangos kryetari i dorëhequr pak ditë më parë, Ljupço Papazov dhe më pas prokuroria konfirmoi se edhe dy ish-kryetarë të mëparshëm të bashkisë së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski janë arrestuar, pasi dyshohet se janë të përfshirë në tragjedinë me 59 viktima në klubin “Pulse”. Autoritetet vendëse konfirmuan se një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse” dhe se operacioni do të vazhdonte edhe gjatë natës. Ndërsa gjatë ditës së enjte qindra persona përcollën për në banesën e fundit 59 viktimat që humbën jetën nga zjarri që kaploi një klub nate më 16 mars në Koçan. Në cermoninë mortore që u mbajt në qytetin ku ndodhi tragjedia, iu dha lamtumira e fundit 27 të rinjve, ku shumë qytetarë ndanë dhimbjen me familjarët e viktimave. Në Shtip, Probishtip, Strumicë e Shkup, po ashtu u mbajtën ceremoni varrimi për viktimat e tjera. Maqedonia e Veriut është në javë zie që nga e diela kur ndodhi tragjedia. Në sheshin kryesor janë të vendosura fotografitë e të rinjve që vdiqën si pasojë e zjarrit. Qytetarë të shumtë nderuan ata derisa mes lotësh e pikëllimi, shumë prej tyre shprehën edhe mllefin ndaj institucioneve, duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50