Dy policët malazezë që dhunuan politikanin dhe pedagogun shqiptar Petraq Milo janë arrestuar sot, një muaj e gjysëm pas ngjarjes. Pas videos së publikuar ku përdoret dhunë ndaj Milos, është bërë me dijë nga mediat malazeze se efektivët janë arrestuar dhe po hetohet ngjarja. Prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin – Muriçan.