70 persona u arrestuan dhe 19 të tjerë u shpallën në kërkim pasi ishin të implikuar në shpërndarjen e drogës në kryeqytet. Në finalizim të operacionit “Tempulli 2” policia u përqëndrua në zonat problematike si Alliasi, Kafja e Rremës, Selita, Kinostudioja dhe në zonën e ish Bllokut në klabe dhe bare.