Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kapën duke transportuar 30 kg kanabis me qëllim shitjen e asaj. Ata janë identifikuar si A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasit A.V., 34 vjeç.,banues në Bishan, Vlorë. Arrestimi i tyre u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.