14 shoferë u arrestuan dhe u proceduan nga policia për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Pjesa më e madhe e drejtuesve, sipas policisë, u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në total, gjatë javës që lamë pas, u pezulluan 71 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara por dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.