Pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryemininistres Belinda Balluku, ka ardhur dhe reagimi nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në platformën X, kreu i qeverisë shprehet se ‘arrestimet pa gjyq janë bërë modë e vrazhdë në Shqipëri’. Më tej ai thotë se ‘pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi’.