Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30 vjeçaren e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht, duke marrë parasysh gjendjen e saj shëndetësore, pasi ka dyshime që gruaja ka kaluar krizë pas lindjes. E reja uli kokën e penduar kur në sallën e gjyqit mësoi që foshnja e saj të cilën e lindi në bodrumin e një pallati mëngjesin e 8 nëntorit kishte ndërruar jetë. Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t’i bëhet akt eskpertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen e saj mendore, Para gjykatës vajza nga Pogradeci tregoi historinë e saj që nga ndarja me të dashurin, frikën që kishte nga mentaliteti deri tek momentet e lindjes dhe më pas braktisja e të voglit, për shkak se ishte e pamartuar.