Mendësia totalitare është tema që sjell shkrimtari Bashkim Shehu përmes ekspozitës Armiku i Jashtëm, që u çel në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Kjo ekspozitë paraqet përfytyrimet zyrtare të armikut të jashtëm nëpërmjet karikaturave të revistës politiko-humoristike Hosteni përgjatë viteve 1945-1990, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si është përfytyruar “armiku i jashtëm” në diktaturë.