Senati amerikan miratoi një projekt-ligj për kontrollin e armëve, që përfshin më shumë kontrolle për blerësit nën moshën 21 vjeç, 11 miliardë dollarë financime për shëndetin mendor dhe 2 miliardë dollarë për programet e sigurisë në shkolla. Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve për të miratuar masën me 65 vota pro dhe 33 kundër, një ndër legjislacionet më të rëndësishme mbi armët e zjarrit në gati tre dekada.