Përdorimi i armëve të ftohta nuk është problem vetëm i Shqipërisë, por në Shqipëri realiteti është më i ashpër tha abvasadori i OSBE Michael Tarran teksa u shpreh i tronditur për ngjarjen e dy ditëve më parë ku një adoleshent mbeti i vrarë nga një bashkëmoshatar në kryeqytet. Siguria nuk është çështje vetëm e policisë theksoi Tarran duke vënë në dukje rëndësinë e funksionimit të të gjitha hallkave.