Armët e premtuara amerikane kanë mbërritur në Ukrainë . Në fillim të kësaj jave, Presidenti Joe Biden miratoi një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën. Ndihma përfshin armë të fuqishme për ti bere balle sulmit të pritshëm të Rusisë në lindje. Dërgesa shtesë prej 800 milionë dollarësh i shtohet ndihmës më shumë se 3 miliardë dollarë për Ukrainën nën administratën e Biden.