Megjithëse luftimet kanë ndaluar në Gaza, numri i të vdekurve vijon të rritet. Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi thotë se 24 trupa të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spitale. Dy persona të tjerë nuk i mbijetuan dot plagëve të tyre të rënda dhe një i tretë u vra në 24 orët e fundit. Ministria raporton se numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023 ka arritur në 47,487. “Një numër i madh viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, ekuipazhet e ambulancës dhe mbrojtjes civile do mundohen t’i rikuperojnë të gjithë trupat e pajetë”, deklaruan ata. Sipas autoriteteve deri në gusht të vitit të kaluar, shumica e viktimave ishin gra, fëmijë ose të moshuar.