Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09/2025 21:13

Ndërsa lufta në Ukrainë vijon, vendi po shndërrohet në laboratorin më të madh të inovacionit ushtarak në botë. Nga robotë tokësorë si “Termit” që shpëtojnë të plagosurit, deri te dronët ajrorë me inteligjencë artificiale, Kievi ka kaluar në një fazë revolucionare në fushën e teknologjisë së luftës, duke bërë që projektet e shtrenjta të riarmatimit europian të duken tashmë të vjetruara. Vetëm 25% e forcave të Ukrainës përdorin dronë, por ato janë përgjegjëse për 75% të objektivave të goditura. Sipas raportimeve, vendi prodhoi mbi 3.5 milionë dronë në 2025 dhe pret të arrijë mbi 6 milionë vitin e ardhshëm. Dronët e sulmit tashmë udhëhiqen nga kabllo optike 25 kilometra të gjata për të shmangur interferencat ruse, ndërsa dronët interceptues kanë filluar të zëvendësojnë raketat e shtrenjta të NATO-s në mbrojtje ajrore. Ushtria ukrainase ka decentralizuar blerjet – çdo brigadë ka buxhetin e vet për të porositur teknologji nga start-up-et e vendit. Ky bashkëpunim mes prodhuesve dhe trupave në terren ka nxitur një bum inovativ: mbi 800 kompani dhe 2,500 start-up-e janë angazhuar në mbrojtje. Janë krijuar mbi 4,000 produkte të ndryshme ushtarake vetëm nga sektori privat. Ukraina po zhvillon sisteme pa pilot që funksionojnë në mënyrë autonome, falë një baze të dhënash prej miliona videove të luftimeve me dronë. Kjo përbën një avantazh strategjik për trajnimin e inteligjencës artificiale, në një kohë kur edhe Rusia dhe Kina kanë filluar të ndjekin të njëjtin model. Kina, përmes bashkëpunimit me Rusinë, po përfiton gjithashtu nga aksesi në teknologjitë e dronëve të rrëzuar.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39