Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç se po synon të destabilizojë situatën në veri të Kosovës përmes grupeve kriminale. Sipas ministrit, I gjithë armatimi që u sekuestrua gjatë aksionit të policisë në Zveçan do të përdorej për kryerjen e sulmeve terroriste.