Trupi i Papa Françeskut u zhvendos nga rezidenca e tij në Vatikan në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku arkëmorti i tij do të qëndrojë i hapur për homazhe publike. Turma shpërtheu në duartrokitje teksa procesioni me trupin e Atit të Shenjtë kaloi nëpër Sheshin e Shën Pjetrit, pikërisht aty ku ai preferoi të kalonte ditën e fundit të jetës. Klerikët janë të parët që bëjnë homazhet, e më pas, besimtarët kanë mundësinë të kalojnë pranë arkivolit të hapur dhe të bëjnë nderimet e veta.