Për herë të fundit, një raketë evropiane ”Ariane 5” do të fluturojë sot në hapësirë. Ajo është planifikuar të ngrihet nga kozmodromi i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ESA, në Kuru të Guajanës Franceze, në Amerikën e Jugut, sot në orën 21:30 të mbrëmjes. Modeli pasardhës, ”Ariane 6”, nuk është planifikuar të niset deri në fund të vitit.