Çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare mbërriti një rekord të ri. Tregtimi në bursë i metalit me vlerë shënoi 4.420 dollarë për once. Ky është rekordi i parë që nga çmimi më i lartë deri tani i shënuar në tetor, kur kursi kapi shifrën pak mbi 4.380 dollarë për 31,1 gram. Kësisoj ky metal i çmuar pak para fundit të vitit shënon një plus vjetor prej gati 70 përqind, thonë ekspertët.