Top Channel/ Apple nën akuzë nga BE: “Politika të pandershme kundër konkurencës”
30/04/2021 15:33

Gjigandi amerikan i teknologjisë, Apple është akuzuar për shkelje të rregullave të konkurrencës në Bashkimin Evropian, për shkak të mënyrës si menaxhon platformën online të aplikacioneve (App Store). Zyrtarja e Komisionit Evropian për çështjet e konkurrencës, Margrethe Vestager shkroi në Tëitter se “konsumatorët janë duke humbur”. Komenti i saj lidhet me pretendimet e ngritura dy vjet më parë nga aplikacioni i muzikës Spotify i cili thoshte se Apple po mbyste inovacionin. Kompania përballet tani me një gjobë të rëndë dhe nëse nuk arrin t`i bindë rregullatorët, mund të detyrohet të ndryshojë politikat e saj. Mes tjerash është përmendur fakti se praktika e Apple është duke shtyrë krijuesit e aplikaconeve që shesin përmbajtje digjitale, të përdorin një sistem pagese, i cili mban një tarifë prej 30 për qind. Hetimi i BE-së, i kryer pas ankesës së Spotity, del në përfundimin se shpezimet shtesë po rëndojnë mbi konsumatorët. “Gjetjet tona paraprake tregojnë se Apple kontrollon përdoruesit e pajsjeve iPhone dhe iPad përmes App Store”, tha Vestager.“Nëpërmjet rregullave të ashpra, që dëmtojnë shërbimet konkurruese, Apple nuk u lejon përdoresuesve që të kenë qasje në zgjedhjen e muzikës dhe kështu dëmton konkurrencën”, vazhdoi ajo. Sipas Ligjit të BE-së për konkurrencë, kompanitë mund të gjobiten me një përqindje të fitimeve të tyre vjetore, në rast se vërehen shkelje, që në këtë rast për Apple mund të nënkuptojë miliarda euro.

Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
DIGITALB DIGITALB