Rreziku i përdorimit të një arme bërthamore tani është më i lartë se kurrë që nga koha e Luftës së Ftohtë. "Lufta në Ukrainë përfaqëson shembullin më të fortë të këtij rreziku", pohoi Përfaqësuesja e Lartë e OKB-së për çështjet e Çarmatimit, Izumi Nakamitsu në një takim të Këshillit të Sigurimit të kërkuar nga Ukraina, e të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.