Ministria e Arsimit ka rihapur për herë të fundit aplikimet për në universitet nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z. Procesi ka nisur në orën 9:00 të 4 tetorit dhe përfundoi në orën 14:00. Kryesisht kanë aplikuar një grup prej dhjetëra maturantësh që vijnë nga jashtë vendit, me diplomë të huaj të shkollës së mesme që patën vonesa me njehsimin e dokumentacionit shkollor, apo ata maturantë të viteve të kaluara që nuk kanë mundur të aplikojnë në dy raundet e para.