Top Channel/ Apeli: Pse vula i takon Berishës? Gjykata zbardh vendimin për PD: Basha dha dorëheqjen
19/07/2024 19:23

Me zbardhjen e vendimit në të cilin vula e PD i kaloi Sali Berishës, gjykata e apelit ja zbeh akoma më shumë ëndërrën Lulzim Bashës për të kryer rekurs në gjykatën e lartë. Gjykata e apelit nuk e ka konsideruar as palë dhe as të legjitimuar Bashën apo përfaqësuesin e grupimit të tij Enkelejd Alibeaj i cili ankimoi me një autorizim të pavlefshëm sipas gjykatës ndryshiemt statuore të grupit të rithemelimit Gjykata e apelit i kujton Lulzim Bashës dorëheqjen dhe me këtë akt mbarimin e cdo kompetence në parti. Me deklaratën publike për dorëheqje të Lulzim Bashës që ishte paraprirë në fakt nga shkarkimi që i bëri kuvendi i jashtëzakonshëm i 11 dhejtorit 2021 , autorizimi i mëparshëm ndaj Enkelejd Alibeaj datë 15 shtator 2021 konsiderohet pa asnjë fuqi mbasi vlefshmëria e këtij dokumenti kishte mbaruar me humbjen e kompetencave të Bashës. Që do të thotë me këtë autorizim të pavlerë përmes të cilit Alibeaj u ankua në gjykatë ndaj rithemelimit të Berishës në 25 mars 2023 , realisht ai nuk kishte tagra. Për gjykatën e apelit ndonëse dorëheqja e Bashës nuk është kryer në formën shkresore dhe as ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe i pranuar dhe nga organe të tjera administrative dhe gjyqësore vendimarrëse në procesin zgjedhor. Apeli shton se autorizimi për përfaqësim te të tretët, është një akt i njëanshëm delegimi kompetencash. Konktetisht me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z.Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qënë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike thotë gjykata .

Top Channel/ Rama zbulon planin e madh për familjet me ndihmë ekonomike
03/04 23:20
Top News- “Nafta ndëshkim për qytetarët”/ Berisha: 60 për qind e çmimit përbëhet nga taksat
03/04 22:47
Top News- “Mos janë duke fjetur gjumë”, Rama i kthehet batutave me Lulzim Bashën
03/04 20:52
Top Channel/ Berisha denoncon skandalin: Sot nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore
03/04 20:38
Top Channel/ ‘Shqipëria vend naftëmbajtës’, Berisha: Të gjithë shoferët të ngrihen në protesta…
03/04 20:14
Top Channel/ ‘Eshtë kjo arsyeja që njerëzit mos kenë vetura?”, Berisha për naftën: Kjo rikthen…
03/04 20:04
Top Channel/ Task-forcë për pastrimin e qyteteve, Rama takim me kryebashkiakët socialistë: Hapim…
03/04 19:33
Top Channel/ ‘Përgjysmim i ngarkesës fiskale’, Berisha: Hetim për Autoritetin e Konkurrencës..
03/04 19:10
Top Channel/ ‘Ndërhyrja për çmimin e naftës emergjencë’, Berisha: Askush se di sa do vazhdojë kjo…
03/04 19:09
Top Channel/ ‘Askush nuk ka ngarkesë fiskale sa ne’, Berisha për naftën: Qeveria bën kontrabandë…
03/04 19:02
Top Channel/ ‘Mashtrime të turpshme’, Berisha sulmon Ramën: Bën gjithçka për të mbuluar atë që…
03/04 19:01
Top Channel/ ‘7,2% e të ardhurave ditore shkojmë për naftë’, Berisha: Shqiptarët paguajnë 7 herë…
03/04 19:00
Top Channel/Rama ironizon opozitën pas nisjes së fushatës:Luli po fle, ata të tjerët janë nëpër kafe
03/04 18:03
Top Channel/ ‘Partia Socialiste është oqean’, Rama në njësinë 3: Dibra u bë si Vlora, sepse dëgjuan…
03/04 17:55
Top Channel/ Rama: Do të blejnë ushqime sipas listës, nuk do të shkojë ndonjë të blejë raki
03/04 17:45
Top Channel/ ‘Nuk kemi imponuar respekt’, Rama: Sot shqiptarët kanë fituar respekt dhe…
03/04 17:26
Top Channel/ ‘Takimi i parë me një asamble ku rezultatet e zgjedhjeve janë me rritje’,Rama: Jam…
03/04 17:20
Top News-Tre porositë e Ramës për kryebashkiakët. Paketa e maleve, legalizimet dhe hapësirat publike
03/04 17:05
Top News -Pas tensioneve, beteja me përjashtime. PS kërkon Nokën, Hotin dhe Vokshin, PD synon Ballën
03/04 16:52
Top News -‘Shumë ankesa për Kadastrën.’ Rama kërkon hapjen e zyrave të ndihmës juridike në bashki
03/04 16:51