Nis nga puna gjykata e Apelit me seli në Tiranë në të cilën do të gjykohen cështjet nga i gjithë vendi. Mbasi implementoi hartën e re gjyqësore që solli shkrirjen e të gjitha gjykatave të apelit në qytetet e tjera, qeveria e gjyqësorit është e ndërgjegjshme se sfida e radhës është fluksi i gjykimeve.