Sikurse e kishte paralajmëruar edhe kreu i qeverisë Edi Rama, aktiviteti i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit tashmë është në ‘lupë’. Mëngjesin e sotëm në një deklaratë për mediat ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, bëri me dije masat ndaj AKU, me qëllimin forcimin e kontrollit dhe transparencës.