Pakënaqësitë ishin të mëdha me qeverinë e Albin Kurtit, e megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje, përkundër partishmërive arriti një fitore të përshkruar si spektakolare në mediat e mëdha të mëdha të huaja, të cilat kujtojnë sesi u paraprinë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës nga përplasje disa mujore ndërmjet partive politike, bllokada institucionale dhe fjalor polarizues. Njohës të zhvillimeve politike pohuan për REL se kjo fitore bindëse e VV i detyrohet kryesisht “dobësive" të partive opozitare.