Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit ende po përballen me problematika që lidhen me prishjen e banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Këtë të mërkurë, një përfaqësi e tyre trokitën në dyert e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Arsyeja thonë ata është presioni që u është bërë nga ana e inspektorëve.