Moska ka pranuar se ka qëlluar në shenjë paralajmërimi ndaj një anijeje me mallra, që ishte nisur drejt portit ukrainas të Izmailit. Të shtënat u bënë nga një luftanije e Rusisë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se anija patrulluese Vasily Bykov, detektoi anijen me mallra duke lundruar nën flamurin e Palauit “në rrugë drejt portit ukrainas të Izmailit”.