Një anije turistike me 28 persona në bord që po lundronte në afërsi të gadishullit të Karaburunit pësoi defekt. Ngjarja ndodhi mesditën e të shtunës, ndërsa nga dallgët mjeti lundrues rrezikoi mbytjen. Menjëherë drejt vendngjarjes u nis një skuadër e policisë kufitare që bëri të mundur nxjerrjen në breg të varkës me turistë. Ndërkohë 2 finlandezë u shpëtuan pak minuta më psa në vendin e quajtur “Shpella e piratëve”. Ata po eksploronin zonën me kanoe por nga dallgët e mëdha e patën të pamundur të vijonin lëvizjen. Nga ana tjetër edhe në plazhin e Spillesë, njësia bregdetare e Durrësit bashkë me rojen e plazhit shpëtuan një 44-vjeçar dhe djalin e tij 9-vjeçar që po rrezikonin mbytjen. Atyre iu dha ndihma e parë në sapo u nxorën nga uji duke parandaluar kështu një tjetër tragjedi në zonat bregdetare.