U nis të hënën nga porti i Odesës, anija e parë që transporton drithë nga Ukraina. Nisja e shumëpritur erdhi pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht, që pritet të mundësojë eksportet e drithit në tregjet ndërkombëtare dhe të lehtësojë krizën e urisë që po sheh vetëm rritje.