Anija franceze me vela “Bel Espoir”, e njohur si një shkollë lundruese e paqes dhe dialogut ndërkulturor, është ndalur për herë të parë në Shqipëri. Ajo është pjesë e nismës mesdhetare MED25, Takimet e Mesdheut 2025, që këtë vit përfshin edhe vendin tonë në itinerarin e saj.