Ministrja britanike e zhvillimit ndërkombëtar, Anneliese Dodds, ka dhënë dorëheqjen nga posti pas vendimit të kreut të ekzekutivit Keir Starmer për të përgjysmuar buxhetin e ndihmës ndërkombëtare e për t`i kaluar këto para në shpenzimet e mbrojtjes. Deputetja laburiste paralajmërois e tërheqja e Londrës nga ky program do të forcojë Rusinë, e ka rritur tashmë në mënyrë agresive praninë e saj në mbarë botën, ndërsa tha se kjo do të inkurajojë edhe përpjekjet e Kinës për të rishkruar rregullat globale.