Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02/2026 15:28

Raportues i grupit parlamentar për çështjet e zgjerimit të BE-së, deputeti gjerman i CDU-së David Preisendanz, është bërë zëri më i fundit që ngrihet në debatin mbi mënyrat e zgjerimit të bllokut europian, pas përfshirjes aty të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, presidentit serb Aleksandar Vucic dhe kreut të Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag, Anton Hofreiter. Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cituar nga mediat në Kosovë, shkruan se Preisendanz ndan bindjen që debati për alternativa ndaj anëtarësimit të plotë, sic është opsioni i anëtarësimit pa veto, po “shkon në drejtimin e duhur”. Ai u shpreh në favor të një qasjeje graduale. “Ne duhet të largohemi nga mendimi bardh e zi dhe nga logjika ‘brenda ose jashtë’. Kjo qasje ose kështu, ose ashtu e ka mbajtur Ballkanin Perëndimor në pragun e BE-së për mbi 20 vjet. Duke pasur parasysh ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, kjo gjë tashmë është bërë rrezik gjeopolitik”, është komenti i tij. Sipas deputetit gjerman, lëvizja duhet të jetë me faza. “Kushdo që përmbush reformat kyçe duhet të integrohet hap pas hapi -duke filluar me qasjen në tregun e përbashkët,” thekson ai, ndërsa për Serbinë thotë se kjo çështje nuk është aktualisht në rend dite. Ligjvënësi shton se “anëtarësimi në BE, në cfarëdolloj forme, varet nga përmbushja konsekuente e kritereve thelbësore të anëtarësimit.” Edhe një anëtarësim pa veto do të nënkuptonte “zbatimin e hapave qendrorë të reformës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit.” Mbetet për t’u pare, vazhdon shkrimi, nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor i përmbushin kushtet për tregun e përbashkët ose për anëtarësim në BE pa veto, dhe nëse këto alternativa do të pranohen nga shtetet aktuale anëtare.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52