Në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua sot kërkesa e demokrates Andia Ullirit për mandatin e deputetit. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se Ulliri kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas. Andia Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Arjan Ndoja nuk u paraqit, por u përfaqësua nga avokati Rexhë Margjeka.