Top Channel/ Analiza! A do të kërkojë negociata me Izraelin lideri i ri i Hezbollahut?
30/10/2024 18:38

Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, e emëroi më 28 tetor Naim Qassemin si sekretar të Përgjithshëm, duke e zgjedhur atë nga një grup i vogël kandidatësh. Qassem, i cili kishte shërbyer si zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut prej vitit 1991, e pason liderin e kamotshëm, i cili u vra nga një sulm i madh ajror izraelit më 27 shtator. Edhe pasuesi i pritur i Nasrallahut, Hashem Safieddine, u vra nga Izraeli një javë më vonë, duke mos i lënë grupit zgjidhje tjetër pos ta emërojë Qassemin. Hezbollahu, i cili e ka edhe një parti politike që përfaqësohet në Parlamentin e Libanit – cilësohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur. Qassemi shpesh vlerësohet se i ka udhëhequr përpjekjet e Hezbollahut për t’u shndërruar nga thjesht një grup i armatosur militant në një forcë politike mbizotëruese në Liban, pasi ai i ka përqendruar shkrimet e tij kryesisht në themelet ideologjike dhe fetare të grupit e jo në strategjinë ushtarake. Emërimi i një figure politike me përvojë mund të sugjerojë se Hezbollahu po përgatitet për bisedime me Izraelin për t’i dhënë fund konfliktit të tanishëm, edhe pse Izraeli nuk ka treguar ndonjë shenjë se dëshiron të takohet. Sikurse Nasrallahu, edhe Qassemi ka lidhje shumë të ngushta me Teheranin. Për dallim nga paraardhësi i tij, megjithatë, udhëtimet e tij në Iran nuk kanë qenë të fshehta. Ai është fotografuar shpesh me zyrtarë iranianë dhe udhëtoi për në Teheran në korrik për të marrë pjesë në përurimin e presidentit Masud Pezeshkian. Shtetet e Bashkuara e shpallën Qassemin “terrorist të veçantë global” në vitin 2018 dhe më pas vendosën sanksione ndaj tij si pjesë e një lufte më të gjerë ndaj rrjetit financiar të Hezbollahut. Duke udhëhequr përpjekjet politike të grupit, Qassem ka qenë i angazhuar në organizimin e fushatave politike të Hezbollahut prej kur grupi filloi të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në vitin 1992. Hezbollahu ka pësuar goditje të rënda në muajt e fundit, pasi Izraeli po vazhdon t’i rrënojë kapacitetet e tij ushtarake dhe t’i eliminojë udhëheqësit e tij. Qassem është praktikisht figura e vetme e njohur e Hezbollahut përtej kufijve të Libanit. Derisa Këshilli Vendimmarrës Shuras i Hezbollahut nuk kishte shumë zgjedhje për ta emëruar pasuesin e Nasrallahut, emërimi i Qassemit mund të sinjalizojë gjithashtu gatishmërinë e grupit për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin. “Duke mos zgjedhur një figurë ushtarake, por duke përzgjedhur Naim Qassemin, Irani dhe Hezbollahu po përgatiten për përfundimin e luftës së tanishme me Izraelin. Hezbollahut i duhet një ndërmjetës politik me përvojë në krye për ta përgatitur terrenin për negociata politike me kundërshtarët e tij”, drejtoresha e Institutit të Lindjes së Mesme në Shkollën për Studime Orientale dhe Afrikane të Londrës. Por, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, e përjashtoi shpejt mundësinë e diplomacisë me grupin e mbështetur nga Irani, duke shkruar në X për emërimin e Qassemit: “Emërim i përkohshëm. S’do të zgjasë”.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50