Drejtori i një shkollë 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi lëshonte dëftesa false kundrejt shumës 3 mijë e 200 euro. Në pranga ra 54-vjeçari Gjovalin Kodra, aktualisht drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri. Po ashtu u arrestua edhe bashkëpunëtori i drejtorit, Gjin Fusha 66 vjeç, pasi u kap në tentativë për të shitur dëftesa false.