Kosova ishte një nga temat qendrore të takimit mes zëvendesekretares amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Liz Allen në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit u tha se ata biseduan për “çështjet globale” dhe për përparimin e Serbisë drejt integrimit në Bashkim Evropian, përfshirë përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.