Spitalet në zonat më të prekura të Turqisë janë të tejmbushura nga të plagosurit tërmetit tragjik, raporton ekipi i Top Channel. Gazetari i Artur Bibe dhe operatorët, të cilët janë duke shkuar drejt një ndër zonave më të prekura të tërmetit, në Antakya, sjellin pamje të ambulancave të shumta që kalojnë në rrugët e Inskenderunit, të bllokuara nga kamionë dhe makina që transportojnë ndihma, apo njerëz që largohen drejt vendeve më të sigurta.