Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë Shkëmbit të Kavajës, ku një autoambulancë është përplasur me një automjet gjatë rrugës për në spital. Brenda autoambulancës mësohet se ndodhej një grua 64-vjeçare nga Berati, e cila po transportohej për ndihmë mjekësore. Ajo ishte e shoqëruar nga burri i saj dhe një infermiere, por udhëtimi i tyre urgjent mori një kthesë të papritur.