Top Channel/ Ambasadori rus quan shkelje praninë e Zelenskyt në Këshillin e Sigurimit/ Rama e sfidon
20/09/2023 21:42

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy, e ka cilësuar shkelje praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në debatin që po zhvillohet sot në selinë e OKB-së në New York. Kjo shkelje krijon rrezik, tha Nebenzy, që kërkoi nga Edi Rama që drejton debatin, të mos i japë të drejtën e fjalës presidentit të Ukrainës. Rama e sfidoi ambasadorin rus: Nebenzy: Këtu ka një shkelje sepse udhëtimi i vetë presidentit për të ardhur këtu, shihet si një privilegj, në vend të të cilit, gjatë seancës së mëparshme, delegacioni ukrainas mori pjesë me një lidhje on live. Kjo shkelje praktike është e rrezikshme. Kjo e sotmja do të jetë një spektakël. Ardhja e presidentit (ukrainas) sot është në shkelje me rregullat. Vendet jo anëtare nuk flasin para vendeve anëtare. Rama: Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën. Ambasadori i Rusisë i kërkoi Presidentit të Këshillit të Sigurimit të mos flasë në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë: “Ju tërheq vëmendjen se sot po flisni në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurimit, jo si kryeministri shqiptar”. Më tej, Rama theksoi se ky nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar në përputhje të plotë me politikat e këshillit. Ambasadori rus: U nxituat të thoni u vendos, mbi ç’bazë i jepni Zelenskyt fjalën, mbi ç’bazë ftoni ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut? Rama: Ftesa për Zelensky-n është një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelensky-n do t’i japë mundësi anëtarëve të tjerë t’u përgjigjen komenteve të tij. Doja të siguroja kolegët rusë që nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar, që është në përputhje të plotë me politikat e këshillit. OSBE luan një rol të rëndësishëm, është këtu falë kontributit të saj në këtë takim, i cili konsiderohet si thelbësor. Përfaqësuesi i OSBE është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nëse do të ishit i qartë se cili është problemi do të doja t’ju ndihmoja. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për herë të parë që nga fillimi i luftës, ndodhet sot fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15